Connect with us

Aktualitet

Do të ulim gjysmë për gjysmë, mesatarisht, çmimin e karburantit për fermerët.

Published

on

Përshëndetje dhe faleminderit që jeni të pranishëm në këtë të përjavshme për ekonominë!

 

Sot kemi një tjetër lajm besoj shumë pozitiv dhe të shumëpritur nga fermerët dhe ka të bëjë pikërisht me karburantin. Përpara sesa ta shpjegoj konkretisht, dua të përsëris se, nëse qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur në drejtim të njerëzve të punës, këtu kam parasysh zerimin e taksës mbi fitimin dhe TVSH-së për biznesin e vogël deri në 100 milionë, zerimin e taksës për fitimin për biznesin deri në 140 milionë, rritjen e pagave 40% për mjekët dhe infermierët, rritjen e pagave 15% për arsimtarët. Ashtu sikundër kam parasysh edhe një sërë investimesh me rëndësi të madhe për ekonominë e vendit. Kjo vjen si rezultat i faktit që reformat, konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit, konsolidimi i financave publike, rritja e konkurrencës, rritja e të ardhurave, kanë krijuar kushtet që ne ti bëjmë këto.

 

Nuk mund të bëheshin as vjet, as parvjet, 5 apo 7 vjet më parë jo e jo, pasi e gjithë lëvizja jonë drejt ë ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik, hapa konsekuencialë, të cilat janë hedhur me radhë, për të ardhur në kushtet kur krijojnë një mundësi të re për vendin dhe njerëzit.

 

Sot jemi në kushtet kur mund e do të ndërhyjmë për të filluar qysh nga fillimi i vitit të ardhëm me një regjim të ri mbi karburantin për prodhimin bujqësor. E faktikisht do të heqim nga karburanti për prodhimin bujqësor akcizën;

Do të heqim nga karburanti për prodhimin bujqësor taksën e qarkullimit;

Do të heqim nga karburanti për prodhimin bujqësor dhe taksën e karbonit.

 

Do të ulim gjysmë për gjysmë, mesatarisht, çmimin e karburantit për fermerët.

 

Për çdo fermer që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara në bazë të një normative të miratuar për punime tipike me mekanizim. Për atë sasi nafte llogaritet vlera e barrës fiskale, e cila do të përjashtohet. Kjo vlerë e përjashtuar do të konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thashë të naftës që do të jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer.

Çdo fermer që ka tokë në pronësi apo me qera dhe që e punon atë është përfitues potencial i kësaj skeme, duke u siguruar që të ketë NIPT-in e fermerit sipas procedurave aktuale, të cilën sot e disponojnë mbi 47 mijë fermerë dhe të bëjë aplikimin online për naftën falas. Shumë e thjeshtë, pa asnjë vështirësi dhe ngarkesë.

 

Sot, ne besojmë që menjëherë, skema mund të përfshijë rreth 70 mijë fermerë të regjistruar dhe potenciali i skemës është për të shkuar më tej, 47mijë fermerë, të cilët e kanë tanimë NIPT-in prej kohësh, e kanë parë që NIPT-i nuk sjell asgjë tjetër, përveçse mundësisë për të pasur akses në të gjitha mbështetjet e ndryshme financiare që mund të merren nga shteti dhe ndryshe nga çfarë u tha kur ne kërkuam NIPT-in, nuk sjell asnjë barrë detyruese të asnjë natyre për fermerin, përveç detyrimit për të qenë i formalizuar dhe i identifikuar në rastin kur kërkon çdo lloj mbështetjeje.

 

Nga ana tjetër, ne besojmë që kjo është rruga për ta formalizuar më tutje të gjithë procesin e transaksioneve në bujqësi dhe për të mbrojtur deri në fund, çdo fermer dhe prodhimin e çdo fermeri nga ata që janë më të mëdhenj në raport me të, në sensin e grumbulluesve apo shpërndarësve të prodhimit.

 

Gjithçka do të jetë online. Të dhënat do të grumbullohen në bazë të një protokolli të programuar në një tabletë, për të cilën ka filluar puna nga Ministria e Bujqësisë. Ashtu sikundër Ministria e Bujqësisë ka disa kohe që po punon për të përfshirë teknologji të reja të monitorimit të mbjelljeve me anë të imazheve termike, apo fotografive ajrore.

 

Natyrisht që të gjithë ata që tërheqin naftën dhe nuk kryejnë punimet e deklaruara, përjashtohen nga skema për një numër vitesh, por që ky është aspekt i parëndësishëm në këtë moment.

 

Pra, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, nafta, karburanti për prodhimet bujqësore do të jepet falas pa akcizë, pa taksën e karbonit, pa taksën e qarkullimit dhe kur them do të jepet falas, kini parasysh që sasia kompensuese e çmimit për sasinë e tokës së punuar do të jepet nga shteti. Që do të thotë që nuk do të ketë nevojë fare për merr, rimburso, ço fatura, histori që kanë krijuar problematikën e rëndë të skemës së naftës pa akcizë në të shkuarën dhe që e kanë bërë një skemë skandaloze humbjesh, korrupsioni dhe furnizimi të Benz-ave me magnetofon me zë të lartë në rrugët lidhëse mes fshatrave dhe qyteteve.

 

Me teknologjinë dhe me këtë skemë, ne t u japim fermerëve mundësinë të jenë pa asnjë ngarkesë burokratike, drejtpërdrejtë. thjesht kanë NIPT-in, futen në platformë, bëjnë deklarimin e sasisë së tokës. Mbi sasinë e tokës ka një kalkulim shumë të thjeshtë për litrat e naftës që duhet. Sasia që përndryshe do të harxhohej për barrën 50% mesatarisht mbi çmimin, do të jepet falas.

Aktualitet

800 kg kokainë, Spanja dënon bandën kriminale

Published

on

By

Gjykata e Lartë e Spanjës rrëzoi ankesën e anëtarëve të një organizate kriminale kundër vendimit të Dhomës së Apelit të Gjykatës së Lartë Kombëtare që i dënoi ata për krime kundër shëndetit publik për transport dhe shpërndarje kokaine, me arsyetimin se kanë vepruar si agjentë të fshehtë.

Të dënuarit pretendonin se është shkelur e drejta për mbrojtje efektive gjyqësore, pasi iu mohua përdorimi i deklaratave të agjentëve të DEA-s si provë; se ka pasur shkelje të ligjit, për shkak të mungesës së garancive dhe prishjes së zinxhirit të ruajtjes së drogës nga origjina e saj në Kolumbi, deri në momentin e kapjes së saj në Spanjë.

Grupi në fjalë akuzohet se ka importuar 800 kilogram kokainë nga Kolumbia. Substanca narkotik i përkiste autoriteteve antidrogë të Shteteve të Bashkuara DEA dhe u dërgua në Madrid me lejen e Prokurorisë Kolumbiane, e njëjta gjë që pasi i dhanë tre goditje të rënda trafikut të drogës brenda kufijve të saj, njoftuan prokurorët e Antidrogës së Gjykata Kombëtare se marrësi i dërgesës së ardhshme të madhe ishte një shqiptar që ndodhej në Spanjë.

Droga u la të vinte ndërsa policia në Spanjë ndërhyri duke bërë goditjen e madhe dhe dërgimin para drejtësisë së përgjegjësve.

Në mars, u kap droga. Gjithsej 800 kilogramë kokainë në 18 kuti kartoni dhe 3 valixhe në bordin e një fluturimi të Iberia për në Barajas. Aksioni çoi në pranga edhe një oficer policie spanjolle dhe një agjenti të DEA. Me të mbërritur në aeroport e kanë transferuar në Canillas, selia e Policisë Kombëtare në Madrid.

Continue Reading

Aktualitet

Plagosja në Kuçovë, policia identifikon autorin

Published

on

By

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së 46-vjeçarit Admir Bejo.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (13 gusht) në lagjen “1 Maji” në Kuçovë.

I dyshuar i ngjarjes është 36-vjeçari E.R.

Fillimisht dyshohej se shkak i plagosjes ishte larja e hesapeve.

Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, detaje të pazbuluara

Published

on

By

“Tragjedia e Himarës tronditi gjithë Shqipërinë. Komisari i policisë Arjan Tase që qendronte si trim mbi skaf u shndërrua në vrasësin e një fëmije të pafajshëm. E frikshme, por kjo është Shqipëria sot! Kemi frikë të ecim në rrugë më fëmijën për dore sepse na përplas “i forti” i lagjes që ka makinë luksoze. Kemi frikë të shkojmë në plazh sepse skafet të marrin jetën. Pasiguria ka ngulur rrënjët kudo. Pas shpinës time ndodhet institucioni përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Por, sa e realizon këtë detyrë kaq të rëndësishme. Sa e realizoi këtë detyrë në ngjarjen tragjike të Himarës.

Çdo provë dhe fakt duhet zbardhur në transparencë të plotë. Çfarë ndodhi më 2 gusht në plazhin e Potamit, çfarë fshehu policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore dhe si u tentua të fshihej e vërteta nga autori i krimit.”

Shënonte ora 13:50. Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare Jonadën po qëndronin në bregun e detit në Potam. Edhe pse nuk e dinin, Babe e bije po jetonin çastet e fundit së bashku. Më pas erdhën minutat fatale për familjen Avdia. Një skaf që erdhi nga deti, i mori jetën mizorisht vogëlushes.

Çfarë ndodhi ne ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase qe solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen se si Arjan Tase kreu krimin e rende.

Por, çfarë thanë për ngjarjen në deklaratat zyrtare policia dhe agjencia e mbikëqyrjes policore AMP?! Në të dyja deklaratat ka një mospërputhje jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me të vërtetën e ngjarjes. Në njoftimin e policisë Vlorë thuhet se skafi ka humbur kontrollin, ndërsa në njoftimin e AMP thuhet se Arjan Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme 15 metra larg bregut për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Dëshmitari okular i ngjarjes hedh poshtë të dyja variantet, si të policisë dhe të AMP.

Si u hetua ngjarja dhe a kreu grupi hetimor të gjitha procedurat e nevojshme për administrimin e të gjitha provave me qëllim për zbardhjen e plote të ngjarjes. Por, si veprohet në të tilla ngjarje? Eksperti i sigurisë Fatjon Softa shpjegon me detaje se çfarq veprimesh hetimore duhet të bënte policia në këtë rast.

Dëshmitari okular tregon se në asnjë moment nuk pa që grupi hetimor të bënte një vëzhgim me detaje të vendit të ngjarjes dhe të administronte provat e nevojshme.

Komunikimi dhe veprimet e policisë kundrejt Arjan Tases në vendin e ngjarjes ishin sikur të kishte ndodhur një incident i vogël.

Hija e dyshimit për mënyrën se si u hetua ngjarja shtohet më shume kur mëson se një dite pas ngjarjes disa metra afër bregut të detit, aty ku ndodhej edhe një stacion për skafe, ishte hequr mbishkrimi për këtë aktivitet. Aty pranë ndodhet edhe një hotel kamerat e sigurisë së të cilit kanë regjistruar të gjithë ngjarjen. A u sekuestruan këto kamera?

Arjan Tases nuk iu sekuestruan të gjitha sendet personale që kishte në skaf dhe në çantë. Në asnjë deklaratë të policisë dhe AMP nuk thuhet nëse komisarit të policisë iu sekuestrua arma e shërbimit apo sende të tjera që kishte më vete.

Po ashtu autoritetet duhet të japin përgjigjen nëse, Arjan Tase ishte nën efektin e alkoolit apo nën efektin e lëndëve narkotike. E nëse këto analiza nuk janë bërë që në fillim kur ai u shoqërua, Prokuroria duhet të nis hetimet se përse testet u shmangën.

Sjellja e Arjan Tases pas ngjarjes është një tjetër arsye e fortë pse hetuesit duhet të thellojnë hetimet. Gjakftohtësia e tij pas ngjarjes është e frikshme, madje dëshmitari thotë që Tase kërcënoi edhe familjen e Jonadës.

Autori i krimit ndodhet në burg në akuzën e vrasjes me dashje indirekte, një akuzë që u ndryshua nga prokuroria pasi AMP e cilësoi si vrasje nga pakujdesia.

Shpresojmë që drejtësia të ngarkojë me përgjegjësinë e merituar autorin e krimit, që nesër në policinë e shtetit të mos emërohen Arjan Tase të tjerë, që me arrogancë shkelin ligjet e këtij vendi duke shkaktuar edhe tragjedi.

Sot, në sytë e Jonadës së vogël shohim parajsën ku ndodhet. E vogla pikëlloi gjithë Shqipërinë. Ajo erdhi nga jashtë vendit dhe Zoti e mori në vendlindjen e prindërve, aty ku po luante në breg, ku sytë e saj të bukur ishin bërë njësh me detin.

Familjes së saj Jonada i ka lënë një boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë. Me pikëllim në shpirt Gjyshi i Jonadës, një njeri fisnik, jep mesazhin e tij dhe falenderon shqiptarët për mbështetjen.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tragjedinë në një show mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘ Berishë’. Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjarë. Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tragjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare. Me këtë dokumentar të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”.

Continue Reading

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 13.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

EDITORIAL/NGA AGRON HAXHIMALI Rasti i bashkive shqiptare, “falimentim” i tyre apo dështim i qeverisë

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING