Connect with us

Politike

“Do tunden themelet” – Deputeti i Lushnjes: Protesta e 7 tetorit nuk ka afat! Mund të zgjasë me ditë të tëra

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, dha detaje mbi protestën e opozitës të datës 7 tetor.

“Jam i bindur që nëse ka një njeri që e ka të fokusuar mirë situatën ku ndodhet Shqipëria, ky është Edi Rama. Ai bën sondazhe për çdo gjë, çdo javë apo 3-4 ditë. Nga sondazhet ka parë se nuk i kalon kurrë 66-67 mandate dhe prandaj po i kërkon të gjithëve llogari.

Njerëzit janë mërzitur me të dhe këtë mllef të akumuluar ne duhet t’ia bëjmë prezent Ramës. Mund të jetë një protestë që mund të zgjasë me ditë të tëra. Nuk ka orar kjo protestë. Mund të zgjasë me ditë të tëra, në varësi të situatave që do të dalin”, tha Korreshi për A2.

“Protesta do të nisë të hënën dhe nuk ka asnjë afat përfundimi. Besoj që do të zgjasë dhe prandaj them që kjo protestë mund të tundë seriozisht themelet, pasi mllefi është i jashtëzakonshëm. Njerëzit na kanë thënë që nuk vijnë nëse protesta do të jetë një xhiro në bulevard, nja dy fjalime e kaq”, shtoi deputeti demokrat.

Advertisement