Connect with us

Aktualitet

Dogji gruan me benzinë, vëllai i Melisës: Bledari donte të hynte në spital të vriste nënën

Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij Melisa Trëndafilin, u arrestua ditën e djeshme pas disa muajsh që ishte shpallur në kërkim. Më shumë detaje për jetën e tyre bashkëshortore ka dhënë i vëllai i Melisës. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, vëllai i gruas që u dogj nga bashkëshorti tregoi se e motra e kishte marrë vendimin për t’u ndarë kur Bledari e kishte braktisur dhe kishte ardhur në Tiranë. Të shoqën e kishte lënë në shtëpi, bashkë me dy fëmijët e mitur dhe nuk i përgjigjej as në celular.

Po ashtu, tregon se pasi kishte djegur të motrën me benzinë, Bledari donte të hynte në spital të vriste të ëmën e Melisës.

“Kishin gati një vit të ndarë. Ai thjesht e ka braktisur dhe ka ikur. Ai e ka lënë në Tiranë, është zhdukur pa i hapur telefonin, duke e lënë me dy fëmijë, me borxhe, pa 1 mijë lekë për të marrë një copë bukë për fëmijët. Kam qenë unë që e kam ndihmuar, mamaja, kemi marrë sendet nga këtu dhe e kemi dërguar në shtëpi. Kemi mbyllur gjërat e tij, ai e ka bërë edhe herë të tjera. Ky vendim nuk u prit mirë nga i shoqi i cili e kërcënonte çdo ditë dhe i thoshte se “nuk ke ku shkon, s’ta jap divorcin. Motra vendosi që të ndahej i thoshte ‘më lër rehat të vazhdoj jetën me fëmijët’. Ai vazhdonte ne telefonatat që ‘ti nuk ke ku shkon, unë nuk largohem nga ty, s’të jap divorcin’. Çdo ditë duke e kërcënuar, gjente mundësinë ta telefononte gjithë kohës. Motra kishte marrë avokatin për t’u divorcuar, por ai nuk pranonte të vinte,”– tha vëllai i gruas.

Advertisement