Sport
Donald Trump do të dorëzojë trofeun e Kupës së Botës 2026 pas finales
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të jetë një nga figurat kryesore të finales së Kupës së Botës 2026, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në ceremoninë e dorëzimit të trofeut për kombëtaren fituese.
Lajmi është konfirmuar nga burime pranë FIFA-s, ndërsa presidenti i saj, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se ceremonia finale do të zhvillohet sipas protokollit tradicional, me praninë e kreut të shtetit mikpritës.
Kështu, Trump do të ngjitet në podium përkrah drejtuesve të FIFA-s për t’i dorëzuar trofeun kampionit të botës.
Ditët e fundit në mediat sociale kishin qarkulluar spekulime se Trump mund të shmangte ose ndryshonte rolin e tij në ceremoninë finale, por këto pretendime janë hedhur poshtë.
FIFA ka theksuar se nuk ekziston asnjë skenar ku fituesit t’i mohohet momenti simbolik i ngritjes së trofeut, një nga çastet më të rëndësishme në historinë e futbollit botëror.