Connect with us

Bota

Donald Trump kthen Pentagonin në “Departament Lufte”

Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do të riemërohet si “Departamenti i Luftës”, njoftoi Shtëpia e Bardhë – një përpjekje për ta formalizuar ndryshimin e emrit pa pasur nevojë për miratim nga Kongresi.

Sipas një zyrtari të administratës, urdhri do të përcaktojë “Departamenti i Luftës” si një “titull dytësor”, me qëllim që të anashkalohet nevoja për miratim ligjor nga Kongresi për të ndryshuar zyrtarisht emrin e një agjencie federale.

Megjithatë, urdhri do t’i udhëzojë të gjitha agjencitë e tjera të ekzekutivit që të përdorin emrin “Departamenti i Luftës” në të gjitha komunikimet e brendshme dhe të jashtme.

Ai gjithashtu do t’i japë Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe zyrtarëve të tjerë, të drejtën që të përdorin titullin “Sekretari i Luftës”.

Ky urdhër – që duket se e njeh kufizimin e kompetencave të një veprimi ekzekutiv – gjithashtu i kërkon Hegseth-it të rekomandojë masa të mundshme legjislative për të bërë ndryshimin e emrit të përhershëm.

Trump dhe Hegseth kanë lobuar publikisht për këtë riemërtim prej javësh, duke pretenduar se ky ndryshim do t’i japë ushtrisë amerikane një imazh më agresiv në arenën ndërkombëtare, duke rikthyer një emër që përdorej kur SHBA-të kishin fitore të mëdha në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

 

Advertisement