Connect with us

Bota

Donald Trump merr një goditje nga nipi i tij/ Fred: Xhaxha i çmendur

Ish-presidenti Donald Trump ka marrë një goditje të fortë nga nipi i tij Fred Trump III, i cili ka deklaruar se do të votojë për Kamala Harris. Gjithashtu Fred Trump, nuk ndalet me kaq pasi përdor edhe karakteristika përçmuese për xhaxhain e tij, duke thënë se shpesh i pëlqejnë shprehjet raciste, dhe e quan edhe “të çmendur”.

“Çdo familje ka një xhaxha të çmendur. Xhaxhai im Donald është individualisht i çmendur. Dhe ai ka vënë vulën e tij në historinë e familjes”, tha Fred Trump.

Sakaq ai tregoi se ai i ka bërë gjëra të tmerrshme dhe disa njerëz e pyesin se si arrin ta tolerojë.

“Mua më pyesin se si vazhdoj të kem ende marrëdhënie me të. Ai është xhaxhai im dhe ata janë familja ime, kjo do të thotë shumë. Unë nuk besoj se ai është një racist. Unë thjesht mendoj se ai po përdor njerëz, qofshin ata me ngjyrë apo jo. Ju e dini, e quani racist apo jo, por unë nuk besoj këtë. Ai i përdor ata dhe kur të marrë atë që i nevojitet prej tyre, votat, do t’i shtyjë mënjanë,” u shpreh Fredi.

Advertisement