Politike
Donald Trump nuk e do Ramën kryeministër në 2027, kur të bëhet samiti i NATO-s

Gazetari Basir Çollaku ka shprehur bindjen e tij se, vizita e Altin Dumanit në SHBA është për të thirrur Edi Ramën për çështjen ‘McGonigal’.
Çollaku u shpreh se, ‘amerikanët janë të bindur për një gjë, ata nuk e duan kryeministër Edi Ramën në 2027 kur të bëhet samiti i NATO-s’.
Sipas tij, amerikanët nuk duan që mikëpritës i tyre të jetë një njeri i organizatave kriminale.
‘Amerikanët janë të bindur për një gjë, ata nuk e duan kryeministër Edi Ramën në 2027 kur të bëhet samiti i NATO-s. Nuk duan që mikëpritës i tyre të jetë një njeri i organizatave kriminale. Sepse ka një pafundësi gjërash edhe tek padia që ka bërë Gazment Bardhi. Ka pasur padi të mëhershme, është bërë shtesë padie. Ka gjëra që janë deklaruar publikisht dhe habitem se si prokuroria e posaçme dashka një telefonatë nga Uashingtoni që të thërrasë Edi Ramën, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn. Ky grup për gjëra që kanë dalë deri më tani dhe më tej, ka qenë një organizatë gjobash dhe u ka vënë gjoba biznesmenëve, prokurorëve, gjyqtarëve. Ky ishte fronti i punës i hapur me reformën në drejtësi. Veç një nga paditë janë rreth 30 mln euro gjoba. Bërthama e spiunazhit të këtij agjenti të infiltruar që përdorte pjesën shqiptare për të dhënë të dhëna dhe informacion, rusëve dhe kinezëve’, tha Basir Çollaku

