Kosova
“Donim të ndalonim çnjerëzoren”, gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Gjenerali amerikan Wesley Clark thotë se është krenar për operacionin që udhëhoqi, që pasoi me paqen në Kosovë.
Në një lidhje live për emisionin “Real Story”, ai vlerësoi përparimin e rajonit të Ballkanit.
“Jam shumë i gëzuar që ishim të suksesshëm në sjelljen e paqes dhe demokracisë në Kosovë. Ishte një grup I madh njerëzish përveç nesh, që ishin pjesë e këtij operacioni, grup i madh pune sepse pamë një krim të madh dhe padrejtësi që po kryhej. Ishte çnjerëzore dhe ne donim që të ndalonte, që njerëzit në rajon të kishin paqe dhe siguri. Për këtë arsye 25 vite më pas rajoni ka qenë përgjithësisht në paqe. Jam krenar për njerëzit në këtë rajon që kanë bërë këtë punë të jashtëzakonshme”, u shpreh gjenerali.
Më tej, ai shtoi se Serbia duhet të pranojë Kosovën dhe të vijojë të ardhmen me pranimin e këtij fakti.