Connect with us

Pinknews

‘Donte të më puthte në buzë’

Moderatorja Ester Bylyku ka zbuluar një moment të sikletshëm që i ka ndodhur me një prej të ftuarave në emisionin.

Në rubrikën “Pyetje hot” të emisionit të saj, Ester i dha mundësinë ish-konkurrentes së “Përputhen” që t’i drejtojë një pyetje.

Kjo e fundit kërkoi të dijë kërkesën më të çuditshme që moderatorja ka marrë nga të ftuarit. Pa treguar emrin, Ester rrëfeu se një vajzë i kishte kërkuar të putheshin në buzë për “show”.

“Ka nga ato raste që ka të ftuara që nuk duan të bëjnë ‘show’, ka dhe nga ata që duan të bëjnë shumë ‘show’. Ka qenë një rast me dikë që ka qenë e ftuar në emision (vajzë) dhe më kërkoi të bëjmë ‘show’. I thashë pa merak do të bëj pyetje të bukura. Në rregull tha, po unë kam një mendim më të mirë tha do të të puth në buzë. I thashë jo dhe nuk e kam menduar”, tha moderatorja.

 

Advertisement