Connect with us

Kosova

Dorëzimi gradual i Kosovës është duke u bërë/ Dilema me Rusinë apo Europën

“Kur është fjala për Kosovën, ka një dorëzim gradual të gjithçkaje që humbi në luftë” – deklaroi analisti serb Dushko Vujosheviç, i cili gjithashtu vlerësoi se duhet ndjekur një politikë më e mençur dhe më fleksibile.

“Të gjitha bisedimet që janë bërë ne kuader te Marrëveshjes se Brukselit janë një dorëzim graduale. Është njesoj sikur ia shkurton bishtin qenit centimetër për centimetër, për t’ia bërë më të lehtë dhimbjen” – ka theksuar  Vujoshevic.

Siç ka vlerësuar ai,  në serinë e bisedimeve për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ky dorëzim gradual mund të ketë qenë një nga kushtet që qeveria aktuale të marrë mbështetjen e Gjermanisë.  Për dilemën Kosovë apo BE , Vujoshevic është përgjigjur me pyetjen: Kush po na e ofron këtë dhe kush po thotë se nëse Serbia e dorëzon Kosovën, do të hyjë në Bashkimin Evropian?”.

Sipas tij, Bashkimi Evropian apo Kosova është një dilemë e rrejshme, sepse askush nuk na e ofron.

Siç ka vlerësuar ai, Serbia ka pasur më shumë autoritet para Marrëveshjes së Brukselit sesa duhet të fitohet me formimin e Unionit të Komunave Serbe…

“Nuk më duket se asociacioni eshte nje autonomi me e madhe për popullin serb në veri te Kosoves, teksa duket se kjo e fundit eshte dorezuar…

Sipas tij, “ka shumë referenca të një shteti të pavarur që në këmbim do të merrte asociacionin pa ndërhyrje dhe përfitime të mëdha për serbët dhe që do të paraqitej si një sukses i madh”.

Për Vujoshevic, konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje për Kosovën, sepse “po akumulohet potenciali i një konflikti të ri të madh, ndërsa pozita e serbëve në Kosovë sa vjen e përkeqësohet”.

Sipas tij, pa një kompromis në të cilin të dyja palët do të gjenin një minimum të të drejtave të realizuara për një jetë të përbashkët të ndershme, nuk ka zgjidhje afatgjatë.

Advertisement