Aktualitet
Dosja CEZ-DIA/ Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn, kërkoi shfuqizim të dënimit me 11 vite burg
Afera me Cez Dia, mbetet një histori që duhet dëgjuar vetëm në gjykatën antikorrupsion.
Gjykata Kushtetuese ia mbylli mundësinë Kastriot Ismailajt ish administrator i DIA i cili kërkoi shfuqizimin e të gjitha vendimeve që e dënuan me 11 vite burgim për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.
Kjo do të thotë se me rrëzimin e kërkesës së tij, përfundimisht çdo vendim i shpallur kundër biznesmenit gjendet i vlefshëm e së bashku me të edhe cilësimi si fajtor të administratorit të DIAS për mbledhjen e borxheve ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje
Dhe ndërsa përpjekjet e Ismailaj mbyllen në Shqipëri për të vazhduar në Strasburg, në gjykatën e posaçme vazhdon seanca paraprake me 5 të akuzuar, mes tyre edhe ish presidenti Ilir Meta të cilit i adresohet edhe episodi i Cez- Dias sepse siç thotë SPAK favorizoi Ismailajn për lidhjen e kontratës. Si argument prokurorët e posaçëm kanë komunikimet e shpeshta midis të dyve
Por ky qëndrim i SPAK që shton se Meta si ish ministër I kohës ka pranuar dhurata nga Ismailaj, kundërshtohen nga ish funksionari, në burg prej tetorit 2024 dhe së fundmi nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në hetimin e prokurorisë së Tiranës të cilin Imailaj tentoi të hidhej poshtë si jo kushtetues, u konstatua se kompania që ai drejtonte dhe që duhet të mblidhte borxhet e CEZ përfitoi afro 5 milionë euro. Kjo shumë përmendet edhe në dosjen e SPAK e së bashku me të edhe të dhëna të tjera nga dosja e mëparshme.