Aktualitet
Dosja Dumani/ SPAK kërkon dhe 3 muaj hetime për 32 personat
Prokuroria e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK), ka vendosur të shtyjë me 3 muaj të tjerë hetimet për çështjen “Dumani”. Për momentin janë proceduar 32 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Prej 18 Majit 2022, SPAK, nuk ka mundur të përfundojë të gjitha veprimet hetimore ndaj 20 të arresturve dhe 12 personave të tjerë që janë shpallur në kërkim. I vetmi që është dërguar në gjyq dhe dënuar nga gjykata me 2.4 vite burgim për akuzën e “Korrupsionit pasiv”, është ish-shefi i Sektorit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi.
Për shkak të numrit të madh të personave të proceduar dhe volumit të ngjeshur të dosjeve të vjetra, tre prokurorët e çështjes e kanë pasur të pamundur të përfundojnë hetimet brenda afatit 1 vjeçar. Dita e fundit e hetimeve është data 18 Maj, periudhë kjo kur një vit më parë SPAK së bashku me Policinë e Shtetit, organizuan operacionin e koduar “Plumbi i Artë”.
Çështja ndahet në dy pjesë nisur nga kjo situatë, ndaj SPAK ka kërkuar edhe 3 muaj kohë për të mbyllur plotësisht hetimet dhe komunikimin e akuzave për personat e proceduar. Afati përfundimtar për dërgimin e dosjes në gjyq, është shënuar periudha e fundit e muajit korrik 2023.
Dosja përmban brenda 5 bashkëpuntorë drejtësie, ku më i rëndësishmi për SPAK është Nuredin Dumani.
Ndërsa lista e të penduarve vijon me Klevis Allën, Henrik Hoxhën, Euglen Halilin dhe së fundmi, Erjon Alibej.
Komunikim arresti në ambjentet e burgut:
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
Të arrestuar nga Policia
1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç
10. Eljo Bitri 37 vjeç
11. Agim Gjini 49 vjeç
Vijojnë të jenë në kërkim
1.Festim Qoli,
2.Alban Bengasi,
3.Ervis Martinaj,
4.Elvin Merlika
5.Alket Xhixha
6. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
7.Agron (Kamber) Mehja,
8. Aleks Çela alias (Tom Qorri),
9. Talo Çela,
10.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
11. Florenc Çapia
12. Abedin Mama (Dine Çami)