Pinknews
Drama e madhe/ Për faj të Luiz Ejlli dështoi Bardhi? Ja çfarë ndodhi mes artistëve dhe menaxherit Agaj

Mosmarrëveshjet mes Bardhit dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se nuk kanë mbaruar. Ka qenë Sara Gjordeni, ajo e cila në një postim në “Inatagram” shprehet se menaxheri i ka marrë llogarinë Bardhit në një moment kur ai ka më shumë nevojë për t’u rritur në karrierë, teksa pret edhe të bëhet baba.
Duket se raporti mes Jetmirit dhe Bardhit këtë herë ka përfunduar njëherë e mirë. Kujtojmë që muajin e shkuar, Jetmiri mori në menaxhim Luizin dhe duket se këtu kanë nisur edhe përplasjet e para. Angazhimet e Luizit dhe përqendrimi i të gjithë skuadrës tek emri i tij, kanë bërë që Bardhi të mbetet pas me data koncertesh si dhe me projekte të reja.

