Aktualitet
‘Drejtësi për Jonadën’ peticioni vazhdon në Durrës
Ka mbërritur në Durrës peticioni për shkarkimin e Ministrave Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nisur nga vdekja e 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë.
Në qendrën e Durrësit, qytetarët po nënshkruajnë peticionin në mbështetje të nismës për mbajtjen e përgjegjësisë nga ana e 3 zyrtarëve. Firmosja e këtij peticioni nisi të mërkurën, në Shkodër.
Peticioni vjen pas protestave të qytetarëve të cilët kërkuan drejtësi për Jonada Avdian, e cila humbi jetën nga goditja me skaf në plazhin e Potamit.
Ky peticion ishte një vendim i marrë në protestën e dytë të zhvilluar në Tiranë. Ai vjen pas ngjarjes tragjike, ku polici Arjan Tase goditi për vdekje 7-vjeçaren, Joanada Avdia.