Connect with us

Kronike

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohen 7 persona

Gjashtë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Autoritetet bëjnë me dije se O. B., 40 vjeç, është arrestuar pasi në rrugën “Lura”, Laknas, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me portën e një banesë private.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasen Xh. Sh., 22 vjeçe, banuese  në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasen Xh. Sh., 22 vjeçe, banuese  në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Bubq, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin M. B., 72 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– O. B., 40 vjeç, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Lura”, Laknas, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me portën e një banesë private.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– J. A., 25 vjeç, banues në Shkozë, pasi te Liqeni i Farkës, u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në efektin e lëndëve psikotrope;

– K. A., 23 vjeç, banues në Fier, pasi në rrugën “Liman Kapa”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”;

– B. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi te sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motomjetin.

Më datë 25.06.2023, në rrugën “Kristaq Capo”, ka rënë nga muri i avllisë së banesës së tij, shtetasi H. B., 75 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement