Connect with us

Aktualitet

“Drejtorë dhe ish-ministra nën hetim”, Anila Hoxha: Priten rezultate brenda muajit për policët e lidhur me krimin

Gazetarja Anila Hoxha thotë se SPAK pritet të godasë policët e lidhur me krimin e organizuar sipas saj, brenda këtij muaji.

Duke iu referuar deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumani dhe komunikimeve të saj në rrugë zyrtare me SPAK, Hoxha tha në emisionin “Top Story” se prokurorët specialë kanë nën hetim drejtorë dhe ish-ministra.

Pjesë nga deklarata e gazetares Anila Hoxha në Top Channel:

Dumani thotë se janë disa raste nën hetim zyrtar të policisë, dhe në këtë arsye është parë e arsyeshme të mos përfshihen në hetime, për shkak të dekonspirimit, dhe për këtë arsye është përfshirë BKH. Me 20 prokurorë të posaçëm SPAK konsiderohet i plotësuar, tha ai. Duman kërkon shtim të hetuesve, sepse pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së merren me përgjimet.

Unë javën e kaluar, komunikoj vazhdimisht me SPAK në rrugë zyrtare, dhe e kam pyetur për drejtorë të rëndësishëm dhe ish-ministra dhe më ka konfirmuar se i ka nën hetim. Disa prej tyre janë publikë. Për sa kohë nuk ka sekret hetimor, më kanë treguar, dhe në disa raste më është përgjigjur se nuk mund të japin informacion.  Ka nën hetime dhe zyrtarë të policisë, por nuk më janë dhënë emra të tyre.

Angazhimi i disa oficerëve të policisë, që është ajo që njihet i dosja e “Metamorfozës” së shpejti do të ketë rezultate. Kur themi së shpejti do të thotë brenda këtij muaji, do të dorëzohet dosja e tyre në gjykatë për kërkesën e masave të sigurimit. Në raportin e SPAK flitet edhe për funksionarë të drejtësisë që janë nën hetim. Një gjyqtar, një prokuror mund të jetë funksionar i drejtësisë. Po ashtu flitet për pastrimin e parave, në vend të parë është Tirana, më pas Durrësi, Vlora dhe Lezha.

Advertisement