Connect with us

Kronike

‘Duam të çojmë trupin në shtëpi’, reagojnë familjarët e Leartiad Kekajt

Mbrëmjen e kaluar, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë u vra në një atentat mafioz, 41-vjeçari Laert Keka alias Leartiad Lekaj.

Familjarët e viktimës, duke folur për mediat kanë deklaruar se mjeku ligjor është vonuar shumë dhe në morg ka patur vonesa. Trupi i 41-vjeçarit ka qëndruar për më shumë se 4 orë në morg, deri rreth orës 1:30 të mëngjesit.

Po presim mjekoligjorin, kemi që në orën 10 këtu, asnjë përgjigje, vijnë e ikin. Do vij tani, do vij pastaj e nuk po vijnë. Na thonë që do vij nga çasti në çast, na gënjejnë. Kërkesa jonë është të vijë sa më shpejt mjekoligjori, brenda 12 orëve duhet të iki trupi në shtëpi. Kaq! Nuk e dimë nëse institucioni ka mjek ligjor, na kanë thënë do vijë nga Fieri. Tani ne jemi në dispozicion të shkojmë ta marrim mjekoligjorin vetë nëse shteti nuk e disponon, shkojmë ne e marrim, por brenda 12 orëve ne duhet ta marrim trupin ta çojmë në shtëpi. Kaq është kërkesa jonë.

Advertisement