Connect with us

Aktualitet

‘Duan të na rjepin’/ Protestuesi: Unë nuk e shes gjakun e fëmijëve të mi

Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme, për shkak të projektit Thumanë-Kashar. Një prej banorëve është shprehur se nuk ka për ta shitur gjakun e fëmijëve dhe famijës së tij, duke e lënë tokën. Sipas tij qeveritarët dhe institucionet thjesht sa po tentojnë që t’i rjepin këta.

“Jemi banorë e pronarë të tokave që duan të na e vjedhin dhe rrëmbejnë. Institucionet të kthejnë kokën këtej nga ne, jemi të gatshëm që të japim jetën për atë pronë dhe të fundit që largohemi nga kjo tokë pa marrë të drejtat tona. Të zhvillohet projekti, por ku do shkoj unë, familja ime, fëmija ime, Unë e kam djersë, jo si këta që shesin gjakun e fëmijëve të tyre që të mbijetojnë vetë. Janë vampirë, në tokën time nuk e kanë këtë shans.

E kanë spostuar disa herë projektin, të na jepet çfarë na takon. Si na takon që çmimet e një km autostrade është më i shtrenjti në Evropë ndërsa vlerësimi i banesave apo i tokës më i ulti. Punonjësit e Bashkive, të ministrive, apo gjithë institucioneve përkatëse, bëjnë formulat se si të rrjepin popullin shqiptar. Nuk është e lehtë për asnjë nga ne këtu, të gjithë janë me Ramazan. Kalojmë këtë situata që fëmija ime të jetojë edhe nesër, është fundi,” tha një prej banorëve

Advertisement