Rajon
Duhen dy për tango/ Jakov Milatoviç për situatën në veri të Kosovës
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, vlerëson se për të qetësuar situatën në Kosovë është e nevojshme të zhvillohen zgjedhje të reja në veri dhe të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Ai, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, gjithashtu ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.
“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë” – ka theksuar Milatovic, duke shtuar se sipas tij, “Për të përmirësuar situatën, fillimisht duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës dhe pastaj Kosova duhet të themelojë Asociacionin”
“Veriu duhet të shkojë në zgjedhje bashkë me listen serbe, sepse duhen dy per te kercyer tango”