Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Kreshnik Spahiu: Shqiptarët nuk kanë nevojë për dy gjela

Kreshnik Spahiu tha se serbët janë më kompakt se populli shqiptar, ndërsa shtoi se inatet dhe bajraktarizmi mes Ramës e kurtit, i zvogëlojnë profilet e tyre dhe se shqiptarët nuk kanë nevojë për disa gjela në dialog, pasi sipas juristit është pikërisht divergjenca ajo që na ka sjellë këtë krizë.

“Shqiptarët e Kosovës, me shqiptarët e Shqipërisë kanë divergjencat e tyre dhe ky është problemi bazë që ne kemi. Unë nuk jam këtu për të vendosur nëse është problemi i Prishtinës apo i Tiranës, por unë di të them që Tirana me Prishtinën nuk janë afruar, ato janë larguar kundrejt premtimit të Albin Kurtit që do bashkonte Kosovës me Shqipërinë, nuk kemi parë asnjë afrim mes tyre që nga dita kur kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për dy gjela si dy koka shqiponjash. Është e dëmshme për ne shqiptarët nëse kemi disa gjela në dialog. Duhet të respektohej zëri i Tiranës. Divergjenca ka çuar në këtë krizë që jemi”,-tha Kreshnik Spahiu

Advertisement