Connect with us

Politike

Dumani në krye të SPAK/ Berisha sulmon Yuri Kim

Partia Demokratike ka reaguar për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Me anë të një deklarate për mediat, PD deklaron se Dumani është një bisht i diskredituar i Partisë Socialiste dhe se SPAK është një seksion i saj. Po ashtu PD, shton se përplasja e ambasadores amerikane Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama për kreun e SPAK është një shenjë se drejtësia është e kapur.

Deklarata e PD-së:

Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK u njollos që në nisje të saj dhe si i tillë është i pabesueshëm. Përplasja për drejtuesin e SPAK mes Yuri Kim dhe Edi Ramës nuk është shenjë se drejtësia është e pavarur, por se ajo është kapur. SPAK ka patur mjaftueshëm kohë për t’i dhënë prova publikut të kundërtën duke konsumuar mandatin e një drejtuesi. Prej krijimit të saj SPAK ka patur në dorë dhjetëra skandale, të cilat ose janë hetuar nga bishti ose nuk janë prekur fare.

Një ‘pallat drejtësie’ në korridoret e të cilit shkon për të bërë ekskursione dhe për të dhënë direktiva kryeministri dhe një ambasadore që bën rolin e guvernatores, nuk është as i pavarur, as i lirë dhe as i ndarë nga pushteti ekzekutiv, siç e kërkon një demokraci normale dhe funksionale. Me këto fakte të pakundërshtueshme, SPAK është thjeshtë një seksion i Partisë Socialiste. Kujtojmë se SPAK nisi punën para 2 vitesh duke shpallur moskompetencën për dosjet famkeqe të blerjes së votave nga qeveritarët e lidhur me krimin ato 184 dhe 339 të cilat më pas ia përcolli Prokurorisë së Dibrës.

SPAK nuk hetoi krimin zgjedhor, i cili ne 9 vitet e fundit ka përcaktuar strukturën e shtetit. Me këtë akt SPAK dëshmoi se është vetëm një bisht i i diskretituar i qeverisë. SPAK po përdoret në mënyrë antiligjore, anikushtetuese për gjah ndaj opozitës dhe shënon kapjen dhe dështimin e plotë të reformës sorosiane të drejtësisë në Shqipëri

Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke zëvendësuar Arben Krajën në këtë post. Dumani mori pesë vota nga procesi i votimit që u zhvillua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Kandidati tjetër, Edvin Kondili mori 4 vota, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm një votë.

Advertisement