Connect with us

Aktualitet

Dumani ngre shqetësimin: Shqipëria nuk ka luksin të humbasë prokurorë me eksperiencë, duhet të ekzistojë mundësia për rikandidim…

Kreu në detyrë i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku foli për sfidat dhe arritjet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai theksoi se presionet nga politika nuk kanë ndikuar në hetimet e strukturës dhe bëri me dije se më shumë se 50% e çështjeve që përfshijnë zyrtarë të lartë janë përfunduar me vendim të formës së prerë.

Dumani ngriti shqetësimin për mungesën e mundësisë së rikandidimit të prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit, duke theksuar se largimi i tyre mund të krijojë boshllëqe në sistem, pavarësisht investimit të bërë në trajnimin e tyre profesional.

“Shqipëria nuk ka luksin të humbasë prokurorë me eksperiencë. Duhet të ekzistojë mundësia për rikandidim për ata që dëshirojnë të vazhdojnë,” tha ai.

Advertisement