Kosova
DURIMI KA MBARUAR/ Kosova dhe Serbia, në prag të një përballje të re
Nisja e punës së Komisionit të Zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpejtues i dialogut Kosovë-Serbi. Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker vlerëson se deri atëherë nuk do të ketë lëvizje në këtë drejtim.
”Jemi në periudh tranzitore, pra komisioni I vjeter është në orët e fundit, do të kemi një komisioner tjeter me politikë zgjerimi, një grua nga Sllovenia që ka njohuri për rajonin. Po ashtu Miroslav Lajcak nuk do të jetë në krye të dialogut Prishtinë-Beograd. Kështu do të kemi mundësi për rifillim te dialogut mes Prishtines dhe Beogradit” – theksoi deputeti gjerman dhe shtoi se dialogu do filloje vetëm mbas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.
“Në Kosovë do të ketë zgjedhje dhe deri atëherë nuk mund të bëhet shumë, por pas zgjedhjeve dhe me komisionin e ri, duhet të riforcohet procesi, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet te impementohen nga të dyja palët” – theksoi Thomas Hacker
Persa i përket mos zbatimit të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, deputeti gjerman tha se durimi do të mbarojë shpejt.
”Faktikisht pas zgjedhjeve në Kosovë dhe formimit të qeverisë së re, do të mbarojë durimi për të dyja palët. Serbia nuk mund të thotë ne do e nënshkruajm marrëveshjen e më vonë të thotë ne nuk e nënshkruajmë. Nga ana tjeter as Albin Kurti nuk do mund te thote me se nuk e dergon ne gjykaten kushtetuese asociacionin e komunave me shumice serbe” – potencoi deputeti I Bundestagut