Connect with us

Kronike

Dy policët shfaqeshin të dehur, merren masa

Drejtoria Vendore e Policisë në Vlorë ka reaguar pas videos së bërë publike në rrjet ku shfaqeshin dy policë të dehur në Ksamil. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar nga detyra inspektorin me inicialet E. M. dhe inspektorin me inicialet D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Tonin Vocaj ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

REAGIMI i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Pas publikimit në rrjete sociale, të një videoje në të cilën shfaqen 2 punonjës policie, të cilët gjatë kohës që komunikonin me një turist të huaj (në gjendje të dehur), në Ksamil, kanë shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, janë marrë menjëherë masat përkatëse. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar nga detyra inspektor E. M. dhe inspektor D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.

Advertisement