Connect with us

Kosova

Dy shtete dhe miliona zemra rrahin shqip

Festën e 28 nëntorit e ka uruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Ai tha se e ndjejmë obligim dhe detyrë që ta kultivojmë shpresën dhe orientimin e pandryshuar për gjeneratat e ardhshme.

Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi.

“Gjashtë shekuj përpjekje, luftë, sakrificë, trimëri, guxim, atdhedashuri, bashkim e frymëzim për liri.  Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve! Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë – fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi.  Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar – për të ardhmen dhe gjeneratat e reja – në vendet tona!”, ka shkruar Krasniqi.

Advertisement