Bota
Dy ushtarë u qëlluan pranë Shtëpisë së Bardhë/ Trump kërkon dërgimin e 500 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Uashington
Presidenti Donald Trump ka kërkuar që 500 trupa të tjera të Gardës Kombëtare të vendosen në Uashington, DC, pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare, tha të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.
Pasi postoi në mediat sociale se dy anëtarë të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore kishin vdekur, të cilën Shtëpia e Bardhë e ndau më pas, guvernatori i shtetit, Patrick Morrisey, u tërhoq dhe tani thotë se ka marrë raporte kontradiktore në lidhje me gjendjen e tyre.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i dyshuari është “i plagosur rëndë” dhe se do ta pësonte për këtë veprim.
LAJMI NE PERDITESIM
Zbrazi armën e zjarrit pranë Shtëpisë së Bardhë, autori i bëri rezistencë policisë/ Publikohet momenti kur efektivët e neutralizojnë me forcë

Autori shihet duke lëvizur, ndërsa forcat amerikanë po mundohen të shpamngin ç do agravim të situatës.
Si pasojë e të shtënave dyshohet se janë plagosur rëndë dy anëtarë të Gardës Kombëtare. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e autorit, as arsyet që mund ta kenë çuar në marrjen e këtij vendimi, për të sulmuar.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u shpreh se “autori do ta paguajë rëndë çmimin, për këtë sulm që kreu”.
LAJMI I PERDITESUAR
Tronditet SHBA/ Qëllohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet i dyshuari, Trump: Do të paguajë çmim të lartë
Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së janë janë qëlluar në Uashington këtë të mërkurë. Të shtënat ndodhën një bllok pranë Shtëpisë së Bardhë. Një i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është duke u pyetur lidhur me ngjarjen.
Sipas informacionit të ofruar nga policia e Uashingtonit dhe mediat lokale, dy anëtarët e Gardës Kombëtare hapën zjarr ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin. Nuk është ende e qartë nëse anëtarët e gardës ishin shënjestra e sulmit, apo nëse ata ndërhynë për të parandaluar një shkëmbim zjarri.
Të shtënat ndodhën në cep të Rrugës së 17-të dhe Rrugës H NW, një zonë e njohur dhe afër Shtëpisë së Bardhë. Në lidhje me incidentin, Presidenti Donald Trump ka shkruar në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për Gardën Kombëtare dhe forcat e sigurisë.
“Kafsha që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare është gjithashtu plagosur rëndë. Ai do të paguajë një çmim shumë të lartë”.
Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën dhe Presidenti Trump është informuar mbi zhvillimet. Pjesë të aeroportit të Uashingtonit janë pezulluar për arsye sigurie, dhe fluturimet që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar Ronald Reagan janë ndaluar.
Policia e Uashingtonit ka marrë masa të sigurimit, duke rrethuar zonën e ngjarjes me shirita të verdhë dhe duke dërguar disa automjete të emergjencës. Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi motivin e sulmit, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim e sipër.