Foto nga momenti kur palombarët e RENEA-s nxjerrin nga Liqeni i Shkopetit, automjetin e 23-vjeçarit Renis Dobra. Për 2 ditë me radhë ekipet e zhytjes punuan për gjetjen e makinës në thellësi të ujit dhe më pas për ta nxjerrë atë në sipërfaqe.

I riu u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm buzë ujit, ndërsa makina ishte fundosur.

Ekspertiza zbuloi sot se i riu ishte mbytur me litar dhe më pas autorët e kishin hedhur trupin e tij bashkë me automjetin në humnerë, për të fshehur gjurmët e krimit.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes dhe autorët mbeten të paidentifikuar.

Në vendin e ngjarjes ekspertët e kriminalistikës po punojnë edhe për gjetjen e telefonit të viktimës  i cili mund të ndihmojë hetimet në zbardhjen e rrethanave dhe zbulimin e autorëve.