Connect with us

Pinknews

E dashura e re e Mozzik xheloze për Efin? Ja detaji që ngriti dyshimet

Miqësia mes reperit Mozzik dhe ish-banores së “BBV” Efi Dhedhes mesa duket është krisur.

Ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ana e dyshes, fansat aluduan se ata nuk kanë raporte të mirë së bashku pasi ia kanë hequr “followin” njëri-tjetrit në Instagram.

Veprimi i dyshes vjen menjëherë pasi reperi konfirmoi romancën e tij të re me vajzën e deputetit kosovar Lutfi Haziri, Lotina.

Kohë më parë pas pjesëmarrjes së Efit në videoklipin e këngës së Mozzikut “Fatkeqësi” në rrjet qarkulluan lajme se mes dyshes po ndodh diçka më shumë se miqësi, aludim ky që u hodh poshtë nga vetë ata.

Megjithatë nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes Efit dhe Mozzikut që ata mos të ndiqen më në rrjetet sociale.

Advertisement