Connect with us

Aktualitet

‘E kam të rëndësishme karrierën…’/ Si gjyqtarja Kapedani refuzoi mjetin 40 mijë euro të Suel Çelës

Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila u bë subjekt i mediave për videot që publikonte në ‘Tik Tok’ me këngë që flisnin për mafian, rezulton se ka pasur kontakte me grupin e Suel Çelës që u godit nga SPAK.

Në dosjen hetimore, rezulton se Suel Çela ka ndërhyrë për të bërë të mundur emërimin e Pajtime Fetahut në krye të Gjykatës së Elbasanit dhe madje i ka ofruar një makinë me vlerë 40 mijë euro Enkeleda Kapedanit që të tërhiqej nga gara. Por, Kapedani e ka refuzuar dhe është shprehur se kishte mjaft respekt për grupin, por që e konsideronte të rëndësishme karrierën në sistemin e drejtësisë.

“Më tha pak dupi. I ka ngel qefi Fates (I referohet Pajtime Fetahut) me ne. Po kjo është apsurde ded, un u bana copash I thashë tib le makinë 40 mi enkeledes vetem per tu tehek na gara. Ca ka prit me shume ca kemi ndor ne ate se dun koleget e vet… do kishim ba gabim tmeth po tishte rrealizu te terhiqesh enkeleda sepse nuk do ja jepshin voten ksaj se nuk e dun faten shikoje votimin sot ka lan nam vetem voten e vetes vet ka pas asnji vot tjeter… justifikimi ka ndiku pak po ta kuptosh se dun me ate mo ded… ne ja kerkum enkeledes tha kam shum rrespekt per cunat e vlersoj por un kam karrjeren time e kam fitoren e sigurt…enkeleda kupton seshte si kjo… shikoje pergjigjen ca na ktheu… po ma mir do ishte mos ishim perzi hic… po normal qe ka lobu land edhe ka ba mire se po tja jepte tomi fitonte ajo shur*a… se ca i duheshi vot ksaj torrollinges…”, thuhet në një nga komunikimet e Suel Çelës me Klaus Matishin.

Më tej në dosje rezulton se Kapedani e ka favorizuar Suel Çelën duke pushuar çështjen në ngarkim të tij. Ishte vetë Suel Çela që u angazhua bashkë me gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe kryetarin e gjykatës Zihni Shahu për të kaluar një dosje të tij kriminale për gjykim në duart e Enkeleda Kapedanit, duke ia hequr gjyqtarit Tomorr Kullolli.

Dhe në fakt, biseda gjen zbatim, pasi Tomorr Kullolli jep dorëheqjen, dhe dosja i kalon Kapedanit, e cila e pushon.

Advertisement