Connect with us

Pinknews

‘E karakterizon qetësia e Ilirit dhe batuat e Donaldit’, fituesi i BBVIP 1 flet për Luizin

Ilir Shaqiri, (pas videos virale ku shfaqej me Donaldin) ishte i ftuar në “Më lër të flas”, në një “përballje me rivalin” e tij në edicionin e parë të “BBVA”. Sigurisht, mes shumë të tjerash, u diskutua edhe “BBVA” aktual dhe Iliri dha një mendim për Luizin:

“Luizin e shikoj si një person që e karakterizojnë qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Ama, mendoj që të jesh klas dhe të jesh fitues, duhet të jesh origjinal”, tha fituesi i edicionit të parë të “BBVA”.

Nuk e dimë se pse Iliri e theksoi pjesën e origjinalitetit, dukshëm ishte një kunjë, ama kemi 2 teori:

– Referuar ngjashmërisë së Luizit me Iliri dhe Donaldin
– Referuar faktit që Luizi ka ndjekur dhe përdorur strategjinë e fituesit “Big Brother Canada”, Kevin Jacobs.

E, nëse jeni kuriozë se kush del në prime-in e sotëm, sipas Ilirit, ju themi se Kiara, pasi për Ilirin, Olta dhe Luizi janë si ai dhe Donaldi vjet.

Advertisement