Kronike
“E ke shumë të mirë lale veç provoje”, ja si shpërndarësi i kokainës ra në grackën e policisë
Përgjime të tjera publikohen nga dosja e të arrestuarve gjatë operacionit “Tempulli” në Tiranë, ku një grup të rinjsh shpërndanin lëndë narkotike, kanabis, heroinë dhe kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha janë zbardhur përgjimet, ku persona të autorizuar nga prokurori i çështjes, kontaktonin me shpërndarësit dhe siguronin lehtësisht kokainë.
Më datë 22.12.2023 në rrugën “Pandi Dardha” personi me emrin e koduar “Miri” blen kokainë tek Emiliano Meço.
(A-Miri, B- Emiliano Meço)
B-Si te kam? Çar bone naj gjo? Çar të duhet?
B-Nuk e di…. (nuk kuptohet). sa lek…. (nuk kuptohet)…..
A-M’jep noj giys.
B-Gjys. 35.
A-Po me të dhon 30 bohet gjo? Ti jap radhën tjetër.
B-Pse si ke 35?
A-Do i hudh nafte tja fus… (nuk kuptohet)…..
B-A
A-T’i jap radhën tjetër.
B-…. (nuk kuptohet)..
A-Thash t’ja hudh naftë.
B-… (nuk kuptohet)….
A-Se ngelim rrugve. Sa i ke bo kto 04 t’she?
B-A.
1-04 i’she.
B-Po ore se t’i kapin me rob shpie.
A-Është Fleks?
B-A.
A-Fleks është?
B-E ke shumë të mirë lale veç provoje. E kam seriozisht.
E ke shumë të mire me rob shpie e ke për t’i ron prap
A- E kom seriozisht.
B-Ke për t’i ron prap me shumë siguri.
A-Atë du o vllai.
B-Ika ika.
A-Hajt.