Connect with us

Pinknews

“E mendoja të…”/ Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat, çfarë thotë për Sara Hoxhën

Monika Kryemadhi ka ndarë një rrëfim interesant nga prapaskenat e televizionit gjatë një interviste të fundit në emisionin Goca dhe Gra, ku përveç analizës së dinamikave të Big Brother VIP Albania, ajo ka folur edhe për producenten e njohur të Top Channel-it, Sara Hoxha.

Gjatë bisedës në panel, Kryemadhi ka treguar se përpara se ta njihte personalisht, kishte krijuar një perceptim krejtësisht tjetër për Hoxhën. Sipas saj, nga jashtë ajo dukej si një figurë e distancuar dhe mjaft rigoroze, por takimet dhe bashkëpunimet e mëvonshme i kanë ndryshuar plotësisht këtë përshtypje.

Politikania theksoi se ajo që e ka surprizuar më shumë është mënyra se si producentja arrin të ruajë një ekuilibër mes angazhimeve profesionale dhe jetës familjare, duke treguar kujdes të veçantë për fëmijët edhe gjatë ditëve të ngarkuara me takime pune.

“Më bën përshtypje konsekuenca e saj, më bën përshtypje kujdesi i saj. Më bën përshtypje që ajo gjatë takimeve flet me fëmijët. Unë kam menduar që ajo do të ishte shumë e ftohtë,” – ka treguar Kryemadhi e ftuar në panel.

Ajo shtoi se njohja nga afër e ka bërë të vlerësojë edhe më shumë karakterin e Hoxhës, duke theksuar se pavarësisht rolit të rëndësishëm që mban në industrinë televizive, producentja shfaq një thjeshtësi të veçantë.

“Më bën përshtypje se është shumë e përulur, aq me këmbë në tokë.”

Advertisement