Pinknews
“E mjele Erjolën”/ Ilnisa debaton me Julin: Po të zihet ‘haremi’…
Ilnisa Agolli ka debatuar ashpër me Julian Dedën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Gjatë debatit, gazetarja ka ofenduar keq vajzat e shtëpisë duke i quajtur ato si “haremi” i aktorit, pasi sipas saj ky i fundit mund i “mjelë” ato, duke pëmendur Erjola Doçin.
Pjesë nga debati:
Juli: Më thuaj kur i kam mjelë unë këto?
Ilnisa: Gjithmonë! Me Erjolën lojën që bëre. I mjele të dyja madje
Juli: Nuk ka lezet të flasësh kështu për femrat
Ilnisa: Atë e bën ti, nuk përdoren femrat siç i bën ti
Juli: Atë e di unë se çfarë bëj
Ilnisa: Ato të vinë me dëshirë dhe të thonë më përdor që të futem në lojë
Juli: Jepi, jepi
Ilnisa: Po të zihet haremi, shko e hedhi një sy apo e ke Ledionën që administron
Juli: Se kam problem unë, e rregullon vetë ajo.
Ilnisa: Sa mirë e ke ndarë këtë sulltanakun tënd
Juli: Po më lodh kot o Ilnisa se je paterezi