Connect with us

Lifestyle

E mrekullueshme, por kaq e vërtetë…!

Isha me nënën time në kohën e lamtumirës, në momentet e fundit para se të kthehesha për në shtëpinë time. U përqafuam fort duke më pëshpëritur: “Vajza ime e vogël, të dua dhe të uroj mjaftueshëm“ Iu përgjigja: “Mama, jeta ime me ty ishte më shumë se mjaftueshëm. Dashuria jote ishte ajo që më duhej gjithmonë. Edhe ty të uroj mjaftueshëm mama…! “

U puthëm dhe u largova.

Nëna po rrinte në këmbë, përgjatë verandës ku ishim ulur…, dukej e trishtuar. E dija që ajo donte të qante. Nuk doja ta pushtoja privatësinë e saj, por duke më parë dhe duke e parë, ajo më përshëndeti, duke më pyetur në të njëjtën kohë,

I ke thënë lamtumirë dikujt përgjithmonë?

“Po”, iu përgjigja. “Por, më vjen keq për pyetjen, pse është kjo lamtumirë përgjithmonë?”

“Unë jam shumë e vjetër tani. Kam ndjenjën që udhëtimi yt i ardhshëm do të jetë për funeralin tim “, m’u përgjigj. U ktheva, e përqafova fort e fort…, m’u duk sikur e qetësova dhe u largova duke qarë.

Me të drejtë ju mund të më pyesni se: Çdo të thotë: “Ju uroj mjaftueshëm!”

Kjo është një dëshirë që ka dalë nga brezat e vjetër. Paraardhësit tanë i uronin të gjithë në këtë mënyrë…

Kur themi, “ju uroj mjaftueshëm”, duam që njerëzit e tjerë të kenë një jetë të bukur e të mbushur me gjëra mjaft të mira…

Më kujtohet që nëna ime jepte gjithmonë këto urime:

“Ju uroj mjaft diell për të mbajtur të ndritshëm një qëndrim të jetës.

Ju uroj mjaft shi për të vlerësuar më shumë diellin.

Ju uroj lumturi të mjaftueshme për të mbajtur gjallë shpirtin tuaj.

Ju uroj dhimbje të mjaftueshme në mënyrë që gëzimet më të vogla në jetën tuaj të duken shumë më të mëdha.

Ju uroj fitim të mjaftueshëm për të përmbushur dëshirën tuaj.

Ju uroj dëm të mjaftueshëm për të vlerësuar gjithçka që zotëroni.

Ju uroj mjaft mirupafshim, për të mos dëgjuar kurrë, lamtumirën përgjithmonë “.

Ndaj, kujdesuni dhe vlerësoni marrëdhëniet tuaja. Ju mund të takoni një person brenda një minute. Ju mund ta vlerësoni dhe ta doni atë brenda një ore.

Por, do t’ju duhet një jetë për ta harruar…!

 

“Psikologjia”

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve

Fryrja e këmbëve është një fenomen mjaft i shpeshtë prej të cilës rrezikojnë pothuajse të gjitha grupmoshat.

Ato shkaktohen nga kushte të caktuara mjekësore dhe duhen trajtuar sa më shpejt për të marrë rezultatet e dëshiruara.

Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve?

Edema është një gjendje në të cilën trupi ruan shumë ujë. Kjo bën që pjesë të ndryshme të trupit duke përfshirë këmbët, krahët, duart, fytyrën, etj, të fryhen. Edema mund të shkaktohet nga qëndrimi në këmbë për periudha të gjata kohore, nga udhëtimet e gjata me avion, por edhe gjatë ditëve të menstruacioneve tek disa gra.Ndër kushtet themelore mjekësore që shkaktojnë edema mund të përmendim sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e veshkave, pamjaftueshmërinë e punës së zemrës, trombozën e thellë të venave, nivelet e ulëta të proteinave në gjak, etj.Gjithashtu një këmbë e fryrë mund të jetë shenjë e një dëmtimi të këmbës, të kyçit të këmbës, apo të indeve përreth. Enjtja (edema) është një reaksion normal ndaj një lëndimi, apo infeksioni. Shumë gra përjetojnë fryrje të këmbëve gjatë shtatzënisë.Mjaft të zakonshme janë edhe edemat tek pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës, e cila është një gjendje e rëndë shëndetësore gjatë të cilës zemra nuk e pompon gjakun në mënyrë efikase.

Continue Reading

Lifestyle

Pse kivi duhet ngrënë me gjithë lëkurë

Shumica e frutave duhet të qërohen përpara se të konsumohen, por ka disa fruta që mjafton t’i lani dhe mund t’i hani me gjithë lëkurë. Mund t’ju vijnë ndër mend fruta si molla pjeshka apo rrushi, por do të habiteni kur të mësoni se në këtë list përfshihet dhe kivi.

Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se lëkura e kivit duhet ngrënë pasi na siguron më shumë vitamina dhe vlera ushqyese sesa vetë tuli. Lëkura e ashpër është problemi dhe arsyeja kryesore pse njerëzit e qërojnë këtë frut, por shkencëtarët pohojnë se ka disa mënyra si të pastroni pushin e lëkurës së kivit dhe më pas të përfitoni prej saj.Cilat janë përfitimet e të ngrënit kivi me gjithë lëkurë?Kaliumi që gjendet me shumicë tek lëkura e kivit mund të rregullojë nivelin e hormoneve, presionin e gjakut dhe funksionin e enëve të gjakut

Kivi dhe lëkura e tij është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, flavonoids të cilat janë substanca kimike që gjenden tek frutat me ngjyra të gjalla dhe kanë veti anti-alergjike, anti-kancer dhe anti-inflamatoreLëkura e kivit mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe është e pasur me vitamina A, C dhe E.Nëse ju duket e pamundur të hani lëkurën e kivit, mënyra më e mirë është që frutin ta shtrydhni me lëkurë. Epo nuk ju mbetet më asgjë tjetër veçse ta provoni një herë.

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla e fizioterapistëve: Mos flini kurrë në anën e djathtë

Sipas ekspertit John Douillard, miti që thotë se duhet të flemë nga krahu ynë i djathtë, rezulton jo i saktë. Të fjeturit nga ana e majtë ofron përfitime të shumta shëndetësore dhe jetëgjatësi.Arsyet pse duhet fjetur në anën e majtë:

Ndihmon urthin

Nëse jeni një nga ata persona që vuajnë me urthin, fjetja nga krahu i majtë mund t’ju ofrojë mjaft lehtësime. Gjumi në anën e djathtë, mund t’i përkeqësonte gjërat.

Ndihmon Sistemin Limfatik

Ana e majtë konsiderohet limfatike, kështu që nëse flini në këtë anë do ta stimuloni këtë sistem dhe trupi juaj do jetë në gjendje të filtrojë lëngun limfatik, toksinat dhe mbeturinat.

Shëndeti i zemrës

Të fjeturit në anën e majtë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për shëndetit e përgjithshëm të zemrës.

Stop gërhitëse

Fjetja në të majtë është e dobishme për pacientët që kanë apnea obstruktive të gjumit, të prirur për të gërhitur.

Continue Reading

Lifestyle

Tri vlera ushqyese që mbajnë lëkurën të shëndetshme

Ndërkohë që ka shumë produkte kozmetike që janë të efektshme për lëkurën e përdoren në mënyrë sipërfaqësore, ka edhe disa suplemente e ushqime që ndihmojnë lëkurën të mos dëmtohet.

Dietologia Jennifer Hanaway ka treguar për “MindBodyGreen” tri vlera ushqyese që ajo i këshillon për lëkurë të pastër.Hanaway ka shpjeguar se pas arritjes së moshës 20-vjeçare, trupi ul nivelin e prodhimit të kolagjenit.Kolagjeni ofron mbështetje për strukturën e lëkurës, muskujt dhe eshtrat. Njerëzit mund të rrisin prodhimin e kolagjenit duke konsumuar me shumë aminoacide, ndërtueset e proteinës.Sipas dietologes, konsumimi i 100 deri ne 200 gramë proteinë në ditë, do të ishte mënyrë e mirë për të filluar.

Acidi yndyror omega3

Ndërkohë që njerëzit plaken, barriera e lëkurës dobësohet. Këtë e shkaktojnë faktorët e brendshëm trupor si stresi, i cili rrit inflamacionin. Mungesa e vlerave ushqyese e dëmton lëkurën sikurse edhe faktorët e jashtëm dëmtues si ajri i ndotur dhe ekspozimi në diell pa faktor mbrojtës.Kirurgu plastik, Anthony Youn ka thënë se konsumimi i ushqimit që përmban vlera ushqyese është esencial kur bëhet fjalë për lëkurë të shëndetshme.“Konsumimi i ushqimeve që janë të pasura më acidin yndyror omega3, përveç që i ndihmon lëkurës, i ndihmon edhe trurit”, ka thënë ai.Studime të ndryshme kanë treguar se suplementet me omega3 i ndihmojnë lëkurës kundër inflamacioneve.

Continue Reading

Lifestyle

Në frigorifer apo në ambient, ja si duhet t’i ruajmë vezët. A duhet t’i heqim prej letrës?

Ruajtja e duhur e vezëve është një pyetje që lind shumë shpesh në mendjen tonë, mund të themi sa herë që kthehemi në shtëpi nga supermarketi. Dhe me siguri kemi lexuar ose dëgjuar për metoda të ndryshe.

Gjëja më e zakonshme është blerja e vezëve në kuti të posaçme letre dhe ndoshta shumë prej nesh i vendosin ashtu në frigorifer. Mirëpo çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar? A janë këto kuti të përshtatshme për të ruajtur në mënyrë të sigurt vezët tona apo është më mirë t’i transferojmë në derën e frigoriferit?

Çfarë thonë ekspertët e ushqimeve?

Ekspertët theksojnë se për shkak se lëvozhga e vezëve është poroze (ka pore), ato mund të thithin lehtësisht aromat nga ushqimet me erë të fortë. Dhe pikërisht për shkak se janë poroze, nuk na lejohet t’i lajmë, pasi kështu u largohet barriera e tyre mbrojtëse natyrore, veshja e tyre natyrale në lëvozhgë, e cila është linja e parë e mbrojtjes duke mbajtur ajrin dhe bakteret jashtë vezës. Pra, gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i mbani të ndara nga pjesa tjetër e ushqimit në frigorifer, në kuti vezësh letre dhe për periudhën kohore të treguar në çdo paketë.

Gjithashtu, një tjetër fakt interesant që theksojnë ekspertët është se për t’i mbajtur ato edhe më të freskëta, një këshillë e mirë është t’i vendosni brenda kutive të vezëve, me kokë poshtë, pra anën ku maja është më e hollë për ta lënë poshtë. Në këtë mënyrë, theksojnë ekspertët, ndihmojmë të mbajmë të verdhën në qendër të vezës dhe parandalojmë këputjen e xhepit të ajrit që ndodhet tashmë brenda saj, duke ulur ndjeshëm rrezikun e prishjes, veçanërisht nëse nuk e konsumojmë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING