Connect with us

Pinknews

“A jeni gati?”/ Ja cila ish-banore i bashkohet shtëpisë së “BBV3” sonte

Me rastin e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, një prej finalistëve të “BBV3”, produksioni ka organizuar një festë surprizë.

Disa ish-banorë do të bëhen pjesë e shtëpisë teksa do të festojnë për ditën e lindjes së tij.

Deri më tani dimë se çifti Sara-Bardhi do të jenë pjesë, të paktën kështu kanë lënë të nënkuptohej prej posteve të bëra prej tyre në Instagram.

Sakaq një tjetër ish-banore është edhe Françeska Murati, e cila u eliminua në spektaklin e shkuar.

Këtë e ka treguar nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, teksa shfaqet duke bërë grimin dhe përbri shkruan: “A jeni gati për sonte?”

Advertisement

TRENDING