Connect with us

Pinknews

“I çova kostum dhe ma ktheu…”/ Franceska tregon për sherrin me Eglën në ditëlindjen e Meritonit

Françeska Murati i ka premtuar Egla Cenos se fustanin për finalen e madhe të “Big Brother VIP3” do t’ia dërgojë ajo.

Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ish-banorja e këtij edicioni të reality show-t u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e njohur e ka kthyer mbrapsht.

E pyetur nga moderatorët nëse do e mbante premtimin, Françeska tha:

“Në fakt i kam dërguar një kostum por Egla e ka kthyer mbrapsht. Edhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Por pasi të mbaroj këtu do kërkoj për fustanin e Eglës. Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte”/.

Kujtojmë se mbrëmë Françeska së bashku me disa ish- banorë kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar Meriton Mjekiqin me rastin e ditëlindjes.

Advertisement

TRENDING