Connect with us

Kronike

E ndihmuan të fshihej/ Jepet sot masa për berberin dhe pronarin e hotelit ku u kap Flodian Plaku

Ka nisur në orën 09:30 në Gjykatën e Vlorës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum.

Të ndaluarit janë:
• Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut,
• Armando Dano, berber nga Shkodra,
• Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku,
• si dhe Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për masat e sigurisë ndaj tyre, në lidhje me veprimtarinë e dyshuar kriminale.

Advertisement