Connect with us

Aktualitet

“E nxorën nga spitali para kohe, fëmija im ndërroi jetë”/ Rrëfimi i dhimbshëm i nënës

Nëna e foshnjës dy muajshe që gjeti vdekjen pak ditë më parë Vjollca Shkëmbi ka treguar detaje tw reja nga ngjarja. Mes lotëve, Shkëmbi tregon se fëmijën e ka sjellë në jetë para kohe dhe ndaj mjekët e Tiranës duhet ta mbanin nën kujdesin e tyre për një kohë më të gjatë, gjë të cilën sipas nënës nuk e kanë bërë.

Fajet e kishte shteti, spitali i Tiranës që e nxorri para kohe. Ky është shkaku që fëmija im ndërroi jetë para kohe. Unë e kuptova që do bëhej në këtë gjendje, se ai nuk hante dhe nuk pinte. Kërkoj nga policia të marrin masa. Unë dua që të marrë masa shteti për këtë punë. Ditë e natë do ta qaj, nuk më bën zemra ta fus në dhe”, tregon nëna mes lotësh

Në të njëjtën linjë është edhe bashkëshorti i saj Arben Vesholliu i cili thotë se fëmija merrte kujdes të veçantë nga prindërit por kjo nuk mjaftonte për shkak të lindjes së parakohshme dhe kujdesit të munguar mjekësor.

“Na i dhanë në Tiranë, thanë duhet të rrijë 10 ditë në Korçë. Korçë nuk e mbajtën, unë i dhashë të pinte, ai nuk pinte. E çova në Bilisht, nuk ma mbajtën. E çova në Tiranë. Kur u ktheva në Pogradec më thanë “djali mbaroi”. Lindi me probleme”, tregon babai

Advertisement