Connect with us

Aktualitet

“E pamë langaraqllëkun e SPAK-ut në Himarë” – Bushati përplaset me Hoxhën: Mazhoranca dhe opozita, pakt të fshehtë për ta vënë në fre

Analistët Andi Bushati dhe Artan Hoxha debatuan për përdorimin e SPAK-ut nga politika. Ndërsa Bushati u shpreh se SPAK është përdorur nga qeveria, siç ishte rasti Beleri, Hoxha u shpreh se ka një pakt mes qeverisë dhe opozitës për të vënë në fre SPAK-un.

Ylli Rakipi: Thuhet se po finalizohen dosjet e Ilir Metës, Kryemadhit, Berishës. Duket sikur ka shumë ngut për ta përcjellë këtë ide, por ndërkohë asnjë dosje nga maxhoranca. Çfarë ndodh aty, se bie erë kjo?

Andi Bushati: Jo pastaj, është qelbur era. Nuk jemi në pritje…

Artan Hoxha: Sezonin e kaluar ne e mbyllëm duke thënë se SPAK-u ka shumë letra hapur dhe ka një gur të madh prove. Me një marrëveshje të fshehtë mes maxhorancës dhe opozitës për t’i vënë fre SPAK-ut. U ndërtua një mekanizëm që thuhej se nuk ndikon te puna e SPAK-ut, por në fakt synon ta vendosë në fre SPAK-un.

Andi Bushati: Pra të bëhet më i devotshëm sa u bë SPAK-u në Himarë? SPAK-u i dha zgjedhjet Ramës në Himarë.

Artan Hoxha: Kryeministri tha një batutë: Mos i lejoni më ato të BKH-së të vijnë t’u marrin celularët nëpër zyra…

Andi Bushati: Ai u dha zgjedhjet në Himarë.

Artan Hoxha: Po s’kishte nevojë se i kishte të fituara.

Andi Bushati: Të fituara nuk i kishte se i zgjidhi me SPAK.

Artan Hoxha: Zgjedhjet në Himarë i la greku vetë. Ai mbaroi punë që me 12 maj. Maxhoranca e gjeti gjuhën e përbashkët me opozitën. Ja kanë vënë si kuajt që të shohin vetëm drejt. Proceset e vërteta të SPAK-ut nuk kanë shkuar ende në gjykatë.

Andi Bushati: Dosja e Himarës shkoi në gjykatë. E pamë langaraqllëkun e SPAK-ut.

Advertisement