Connect with us

Aktualitet

E para në Dubai në konkursin e Matematikës

Nina Jakupi, vetëm 8 vjeçe, pjesëmarrëse e një garë ndërkombëtare të Matematikës në Dubai, është shpallur si vajza më inteligjente, pasi ka zgjidhur brenda 2 minutave e 23 sekondave 45 ushtrime matematikore. 8-vjeçarja nga Prishtina tha se i pëlqen shumë matematika dhe se ka fituar tre çmime për garat në matematikë. Nina tha se ka shumë dëshirë që te këtë sukses dhe se do të marrë pjesë në çdo konkurs. Për të marrë pjesë në konkurs, Nina Jakupi tha se është ushtruar me prindërit dhe me zyshën e saj të matematikës, ndërsa shtoi se ndihet shumë krenare për çmimin që ka fituar.

‘Më pëlqen shumë matematika pasi ka diçka që më bën të ndihem shumë krenare. Kam dëshirë të kem sukses në çdo konkurs që marr. Më thonë se je shumë e talentuar në matematikë. Edhe fëmijët e tjerë të ushtrohen në matematikë’- u shpreh Nina Jakupi.

Nxënësja e shkollës fillore “Ismail Qemali“ në Prishtinë, Nina Jakupi, zuri vendin e parë në garën ndërkombëtare e inteligjencës në Dubai “Brainobrain Fest 2022″.

 

Advertisement