Connect with us

Bota

E pazakontë/ Shkencëtarët gjejnë mikroplastikë në zemrën e njeriut

Një ekip shkencëtarësh nga Spitali Anzhen i Pekinit në Kinë, shkruan Daily Mail, ka zbuluar për herë të parë se në zemrën e njeriut ka mikroplastikë. Ekipi i studiuesve mblodhi mostra të indeve të zemrës nga 15 pacientë të kirurgjisë në zemër, si dhe mostra gjaku të marra para dhe pas operacionit dhe u vërejt se në to ka mikroplastikë.

Kjo e fundit, është copë plastike, zakonisht janë më të vogla se 5 milimetra dhe përdoret në paketimin e ushqimeve dhe bojërat. Mikroplastika është vërejtur në zemrën e njeriut, pasi i kanë thithur apo gëlltitur.

Nga studimi u vu re se 9 lloje plastike u gjetën në pesë lloje të indeve të zemrës. Dhjetëra deri në mijëra copa mikroplastikë individuale u zbuluan duke përdorur laser dhe imazhe infra të kuqe, por sasitë ndryshonin midis pacientëve.

“Zbulimi i mikroplastikës është shqetësues dhe nevojiten më shumë studime për të hetuar se si ato hyjnë në indet e zemrës, si ndikimi i tyre i mundshëm në prognozën afatgjatë pas operacionit kardio”, thonë shkencëtarët.

Studimi i tyre, i botuar në revistën Environmental Science & Technology, theksoi se procedurat invazive mjekësore si operacioni në zemër, janë një rrugë e anashkaluar për hyrjen e plastikës në trup.

Advertisement