Connect with us

Aktualitet

E reja akuzon efektivin 24 vjeçar për përdhunim: Unë isha me motren, dhe në një moment…

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja e hetimit për çështjen ku një 19-vjeçare akuzon oficerin e policisë Jetmir Uta për abuzim seksual me dhunë në Dibër. Edhe pse Uta është arrestuar, Prokuroria ende nuk ka vendosur se kur do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Oficeri 24-vjeçar, me detyrë ndihmës-specialist në Patrullën e Përgjithshme të DVP Dibër, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të renë, e cila e ka denoncuar ngjarjen në polici.

Në dëshminë e saj, vajza ka deklaruar se ishte me motrën përpara se të ndahej prej saj, moment pas të cilit pretendon se është abuzuar.

Unë isha me motrën, dhe në një moment u ndava prej saj’, ka thënë vajza në polici.

E reja, e paraqitur në polici së bashku me të ëmën, ka rrëfyer se nuk kishte pasur asnjë njohje të mëparshme me oficerin dhe se ai kishte ushtruar presion psikologjik ndaj saj. Megjithatë, deklarimet e saj para hetuesve kanë paraqitur kontradikta: fillimisht ajo ka thënë se abuzimi ndodhi në automjetin e policit, ndërsa më pas ka shtuar se situata ka vijuar në një hotel. Kjo ka bërë që hetuesit të kërkojnë praninë e një psikologeje gjatë marrjes në pyetje.

Sipas dosjes hetimore, pas kallëzimit të vajzës, oficeri Uta i cili punonte si agjent në seksionin e mbështetjes operacionale të hetimit është larguar drejt Kosovës. Ai dyshohet se ka fshehur automjetin tek kunati i tij, i cili tashmë është në hetim për veprën penale “përkrahje të autorit të krimit”.

Në hetim është edhe nëna e oficerit. Pasi ka mësuar se i biri ishte shpallur në kërkim, ajo dyshohet se ka shkuar në banesën e vajzës dhe i ka kërkuar familjes të tërheqin kallëzimin, duke i kanosur. Për këtë, ajo po hetohet për veprën penale “kanosje për të mos kallëzuar”.

Policia ka pasur dyshime se Uta fshihej në Paskuqan, tek një i afërm, por gjatë kontrolleve nuk është gjetur. Më pas, ai është rikthyer nga Kosova dhe është vetëdorëzuar.

Ndërkohë që pritet caktimi i masës së sigurisë, 24-vjeçari këmbëngul se nuk e ka abuzuar të renë. Hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

Advertisement