Aktualitet
E rëndë! 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim, humb jetën (DETAJET)
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një e mitur i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.
“Më datë 01.10.2025, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.