Kronike
E rëndë/ 30 vjeçarja plagoset me armë zjarri nga 34 vjeçari, detajet e para rreth ngjarjes

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të marteje në aksin rrugor Muriqan-Shkodër.
Sipas policisë, 34-vjeçari E.P., dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

