Kronike
E rëndë/ Babai plagos me thikë djalin 19-vjeçar, detajet e para
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditë e sotme në Fushë-Arrëz ku dyshohet se babai ka goditur me thikë djalin e tij gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Policia bën me dije se ka shoqëruar në komisariat babain. Konkretisht bëhet fjalë për babain 55-vjeçarin, Anton Mardodaj dhe djalin e tij, 19-vjeçarin Oltion Mardodaj.
19-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
‘Dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), djalin e tij, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, shtetasi. Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi 55 vjeç Anton Mardodaj, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’