Aktualitet
E RENDE/ Babai vr”et vajzen dhe plagos gruan e fenijen tjetër

Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka privuar nga jeta njërën nga vajzat e tij derisa ka therur me thikë gruan dhe vajzën tjetër.
Lajmin për gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.
Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.
Zëdhënësi i Policisë tha gjithashtu se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

