Connect with us

Kronike

E rëndë…Gjendet i mbytur një 45-vjeçar në Liqenin e Farkës

Një 45-vjeçar është gjendur i mbytur ditën e sotme në Liqenin e Farkës. Bëhet me dije nga burimet për mediat se burri prej disa kohësh ishte i shpallur në kërkim nga policia pas një denoncimi të bërë nga familjarë të tij. Nga kqyrja parapraka nuk janë konstatuar shenja dhunë në trupin e viktimës.

Më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetëmbytur shtetasi M. D., 45 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement