Kronike
E rëndë/ Kamioni “zë për poshtë” këmbësorin, qytetari i mbuluar në gjak pret ambulancën

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të shtunë në Tiranë, ku në zonën e Kombinatit një qytetar është përplasur nga një kamion.
Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të mesditës së ditës së sotme ku kamioni ka “përfshirë” qytetarin i cili ishte duke kaluar rrogën.
Sipas dëshmitarëve, përplasja ka qenë e fortë dhe thuhet se i plagosuri ka marrë dëmtime të rënda në të dyja këmbët.
Kanë qenë kalimtarët e çastit ata të cilët i kanë ofruar ndihmën e parë qytetarit, deri në mbërritjen e ambulancës e cila po ashtu thuhet se është vonuar për rreth 40 minuta.
Nga pamjet që po qarkullojnë në rrjet, i plagosuri shihet i mbuluar në gjak, ndërkohë që përreth tij janë qytetarë të shumtë si dhe Policia.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit dhe nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit.

