Connect with us

Aktualitet

E rëndë/ Makinë përplas fëmijën, 4 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë kësaj të marte në fshatin Marinzë ku një fëmijë është përplasur nga një makinë e për pasojë është lënduar.

Mësohet se automjeti i drejtuar nga 58-vjeçari I.K. përplasi fëmijën 4 vjeç i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar shoferin e mjetit për ta marrë në pyetje.

Njoftimi i Policisë Fier

 

 

Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Advertisement