Kronike
E rëndë në Itali/ 33-vjeçari shqiptar bie nga skelat dhe përfundon në det
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali. Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë nga skelat në zonën e njohur si Piazza dei Ravennati në Ostia dhe si pasojë ka përfunduar në det.
Mësohet se i riu është shtruar në spitalin San Camillo me fraktura në brinjë, rruaza dhe pneumoni për shkak të thithjes së ujit të detit, dhe gjendja e tij raportohet kritike. Policia është duke hetuar rastin, dhe ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të rastit. Hipoteza paraprake është se ai ka rënë aksidentalisht nga skela teksa ishte duke punuar dhe ka përfunduar në det në një pikë ku uji ishte i ulët dhe kishte plot gurë.